Apple ka lëshuar versionin e parë beta të iOS 11.1 për zhvilluesit. Bëhet fjalë për një përditësim të rëndësishëm të iOS 11 i cili korrigjon disa probleme të sistemit të fundit iOS por shton edhe disa funksione të vogla.
Të rejat që sjell iOS 11.1:
Të rejat që sjell iOS 11.1:
- Një animacion të ri kur prekim status bar për t'u kthyer pas
- Një animacion të ri për zhbllokimin e telefonit
- Një animacion të ri për fotokamerën në Lockscreen
- Shton aksione të reja në Assistive Touch
- Një ikonë të re në menunë Assistive Touch
- Është përditësuar ikona e fotokamerës tek Settings > General
- Është modifikuar kalimi nga një aplikacion në tjetrin kur prekim një njoftim
- Dizajn të ri për aplikacionin Health
- Kur shkruajmë një fjalë do të shfaqet një grup me emoji si sugjerim.
0 komente:
Post a Comment