iOS 11 sjell për përdoruesit një dizajn të ri për programin App Store. Portali i shkarkimit të aplikacioneve nuk pëson ndryshime kaq rrënjësore që nga viti 2008 dhe një ndër elementët e rinj të tij është shfaqja e video-ve në seksionin e rreklamave të programeve që ju kërkoni të shkarkoni. Ky funksion sjell për përdoruesin një eksperiencë të re në përdorimin e App Store por nga ana tjetër implikon dhe konsum të paketave të Internetit.
Për këtë arsye kemi vendosur t'ju sjellim një guidë se si mund të ç'aktivizoni ekzekutimin e video-ve në App Store.
Duke zgjedhur kështu një nga opsionet e mësipërme, mund të kurseni të dhënat e kontratës të internetit që keni me kompaninë telefonike. /iPhoneAlbania
Për këtë arsye kemi vendosur t'ju sjellim një guidë se si mund të ç'aktivizoni ekzekutimin e video-ve në App Store.
- Shkoni tek menu-ja Settings e iOS
- Zgjedhim më pas menu-në iTunes & App Store
- Më pas shkojmë tek menu-ja Auto-Play Videos
- Nga menu-ja e fundit mund të zgjedhim 1 nga 3 opsionet e mëposhtëm:
- ON, videot prezantuese të programeve në App Store do të ekzekutohen automatikisht
- WI-FI Only, videot prezantuese të programeve do të ekzekutohen vetëm nëse jeni lidhur me rrjetin WI-FI
- OFF, siç mund të imagjinoni nga vetë titulli, videot prezantuese nuk do të ekzekutohen.
Duke zgjedhur kështu një nga opsionet e mësipërme, mund të kurseni të dhënat e kontratës të internetit që keni me kompaninë telefonike. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment