Falë këtij aplikacioni, shkrimi i një ditari rreth jetës tuaj, do të jetë edhe më i këndshëm. Versioni 2.0 i aplikacionit Day One është rindërtuar nga fillimi për të garantuar një eksperiencë fantastike shkrimi për të dokumentuar jetën tuaj të përditshme.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Day One Journal do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 10 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment