Mungon shumë pak nga konferenca WWDC 2017 që do të mbahetë të hënën 5 Qershor në orën 19:00. Me sa duket kësaj here Apple nuk do të sjellë vetëm disa risi software por edhe hardware. Por çfarë duhet të presim nga kjo konferencë?

Pritet të prezantohen me siguri iOS 11, watchOS 4, tvOS dhe macOS 10.13. Për fat të keq nuk i dimë akoma se cilat mund të jenë funksionet e reja që do të sjellin këto sisteme, me përjashtim të ndonjë thashethemi të tipit Drag&Drop dhe pagesave me Apple Pay midis përdoruesve.

Një nga risitë e shumëpritura dhe që jepet si e sigrtë, është modeli i ri MacBook Pro me Touch Bar, që do t'i japë lamtumirë proçesorit Skylake për të përqafuar Kaby Lake, deri në 30% më performant në krahasim me versionin e mëparshëm. Memoria RAM duhet të arrijë deri në 32GB.

Për sa i përket MacBook 12", pritet të ketë një përditësime me proçesorin Kaby Lake dhe një opsion me 16GB RAM. Edhe MacBook Air mund të përditësohet. Ndërsa për sa i përket iMac, Mac Pro dhe Mac Mini nuk pritet të ketë ndryshime.

Me sa duket Apple kërkon të përfitojë nga WWDC për të lançuar një tablet të ri iPad. Për më tepër, ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të hënën pas orës 19:00 ku do të publikojmë disa artikuj të detajuar me të gjitha risitë që do të prezantohen gjatë WWDC. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment