WhatsApp është duke testuar një funksion të ri që do të integrohet në përditësimin e ardhshëm të aplikacionit: mundësinë për të dërguar file të çdo tipi në iOS, Android dhe në versionet desktop të aplikacionit. Me këtë risi, përdoruesit mund të shkëmbejnë file të ndryshëm direnk nga chati i WhatsApp.

Ky funksion është aktiv për një numër të limituar pajisjesh dhe lejon të shkëmbeni file me peshëm maksimale 100 MB (Android), 128 MB (iOS) dhe 64 MB (desktop): pra limiti i vetëm do të jenë përmasa e materialeve që dërgojmë por jo tipi. Ky funksion do të jetë i disponueshëm së shpejti për të gjithë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment