Spotify ka prezantuar një risi mjaft interesante për sa i përket "Group Playlists", që tani mund të menaxhohen edhe nëpërmjet Facebook Messenger. Në këtë mënyrë, çdo përdorues mund të krijojë playlist të reja në Spotify dhe të nisë bashkëpunimin për t'i miksuar ato. Bëhet fjalë për një funksion të menduar për festat, por edhe për udhëtimet në makinë.

Playlistat në grup ofrojnë një mënyrë më të thjeshtë për të bashkëpunuar dhe për të ndarë muzikën me miqtë tuaj. Praktikisht, çdo përdorues mund të krijojë playlist, ta ndajë atë me miqtë e tij dhe t'ë shtojë këngë direkt në aplikacionin Messenger duke përdorur opsionin Spotify Chat.

Kur një shok krijon një playlist në grup, pjesëmarrësit e tjerë mund të shtojnë këngë nëpërmjet Spotify Chat extention, duke zgjedhur ikonën blu "+" afër tastierës. Mund të krijoni një group playlist nga ky link. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment