Nëse keni instaluar versionin beta publik iOS 11 dhe dëshironi të ktheheni në iOS 10, Apple ka krijuar një faqe ku tregon të gjitha hapat që duhet të ndiqni. Siç shpjegohet në këtë faqe, për të kaluar nga iOS 11 në iOS 10 duhet të veproni në këtë mënyrë:

1. Sigurohuni që të keni instaluar versionin e fundit të iTunes në kompjuter.

2. Lidheni pajisjen tuaj me iTunes duke përdorur kavon USB.

3. Aktivizoni opsionin Recovery. Ndërsa pajisja është e lidhur me kompjuterin, bëni një reboot duke ndjekur këto hapa: në iPhone 6s dhe versionet më të reja, iPad ose iPod touch mbani të shtypur njëkohësisht butonin Standby dhe Home. Mos i lëshoni deri sa të shfaqet logoja e Apple. Vazhdoni t'i mbani të shtypur deri sa të shfaqet në ekran recovery mode. Në iPhone 7 ose iPhone 7 Plus: mbani të shtypur njëkohësisht butonin Standby dhe atë për të ulur volumin. Mos i lëshoni deri sa të shfaqet logoja e Apple. Vazhdoni t'i mbani të shtypur deri sa të shfaqet në ekran recovery mode.

4. Pasi të keni bërë restore në versionin e fundit të iOS 10 që është e disponueshme, mund të ngarkoni materialet tuaja nga një backup që keni bërë në iTunes.

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment