Një risi e vogël por mjaft komode e iOS 11, ka të bëjë me airplane mode, që në sistemin e ri operativ do të ç'aktivizojë vetëm lidhjen data të internetit por jo Bluetooth dhe Wi-Fi! Me versionet aktuale të iOS, ky opsion ç'aktivizon automatikisht edhe Wi-Fi dhe Bluetooth, duke ndaluar çdo komunikim me Apple Watch, kufie wireless ose router Wi-Fi, duke e detyruar përdoruesin t'i aktivizojë ato manualisht. Për fat të mirë gjërat do të ndryshojnë me iOS 11.

Në iOS 11 kur aktivizojmë opsionin airplane mode nga Control Center, nga aplikacionin Settings apo me anë të asistentit vokal Siri, Bluetooth dhe Wi-Fi do të qëndrojnë aktiv nëse kanë qenë ashtu përpara se të aktivizonim këtë opsion. Asgjër revolucionare, por sigurisht një përmirësim i këtij funksioni. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment