Monument Valley 2 që u prezantua gjatë WWDC 2017, është i disponueshëm në App Store. Loja ka po ato mekanizma të kapitullit të parë, dhe ofron enigma të reja që duhet t'i zgjidhni. Një lojë e shumë pritur që ka apasionuar me miliona përdorues duke u përzgjedhur edhe si loja e vitit nga Apple në vitin 2014.

Objektivi juaj do të jetë të udhëhiqni një nënë dhe djalin e saj në një udhëtim në një peisazh me arkitekturë magjike, duke zbuluar rrugë plot me iluzione optike dhe puzzle të ndryshëm. Një aventurë krejtësisht e rinovuar dhe më e vështirë që do ju mbajë të mbërthyer me orë të tëra.

Monument Valley 2 është i disponueshëm në App Store me çmimin 5,49€. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment