Microsoft vjen me një dizajn të ri për aplikacionin Skype dhe me shumë funksione të reja që frymëzohen nga rivalët e Messenger dhe Snapchat. Ideja pas këtij ndryshimi qëndron tek përmirësimi i Skype duke nxitur marrëdhënien më të afërta mes miqve dhe familjes në një rrjet social jashtzakonisht të ndërlidhur.

Në versionin e ri të Skype mjafton të tërhiqni gishtin tuaj nga e djathta ose e majta dhe menjëherë do të hapet ndërfaqja e kamerës. Mund të realizoni foto dhe video të cilat më pas mund t'i dekoroni sipas preferencave tuaja dhe setit të stickerave si në çdo aplikacion tjetër të ngjashëm.

Tani fotot dhe videot mund të ndahen me individë, grupe apo të postohen në funksionalitetin e ri të quajtur “Highlights”. Kamera është e disponueshme kur tërhiqni gishtin nga e djathta ndërsa Highlights nga e majta. Kjo e fundit është versioni i historive të Snapchat dhe Instagram.

Gjatë bisedave asistenti dixhital Cortana mund të dërgojë sugjerime përfshirë përgjigjet e shpejta si “Lol” apo “can’t wait.” Scoop ofron lajme të personalizuara dhe përmbledhje. Një tjetër risi e Skype-it të ri janë opsionet e personalizimit të pamjes. Ju mund të ndryshoni temën me ngjyrat e preferuara dhe të reagoni në biseda me një emoji madje edhe në video thirrje. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment