Balena Blu, loja e cila i ka marrë jetëm disa fëmijëve nëpër botë, duket se rrezikon shumë edhe Shqipërinë. Këtë gjë e konfirmon edhe fakti se kjo lojë rënditet si më e shkarkuara në App Store-in shqiptar, madje në tre vendet e para gjejmë dy versione të kësa loje. Balena Blu "Big Blue Whale Survival" konsiderohet si loja më e rrezikshme që ka qarkulluar ndonjëherë në internet për shkak se ka qëllim të fusë fëmijët në kurthin që i shpie deri në vetëvrasje, ndërsa raportohet se është përhapur edhe në Shqipëri.

Si funksionon loja?

Një person i quajtur kurator, kontakton fëmijët e moshave të vogla nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i fton të bëhen pjesë e lojës. Loja konsiston në sfida makabre, të paimagjinueshme për fëmijë të atyre moshave por as për të rritur. Sfidat konsistojnë në prerjen e krahëve për të vizatuar një balenë, zgjimi në orën 4:20 të mëngjesit për të parë video të frikshme të cilat i dërgon kuratori, dëgjimi i muzikës depresive, dhe në fund sfida finale e cila konsiston në hedhjen nga një ndërtesë e lartë. Fëmijët janë një preh e lehtë për mendjen e sëmurë të personave që e kanë krijuar këtë lojë. Ekspertë nga e gjithë bota bëjnë thirrje të vazhdueshme për prindërit që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontrollojnë kohën që kalon fëmija në internet.

Kujdes: Nëse vini re sjellje të pazakonta tek fëmija, si: të zgjohet çdo ditë shumë më herët se zakonisht, të mbulojë krahët (për të fshehur shenjat e prerjeve), të dëgjojë muzikë depresive dhe të mos flasë me askënd për një ditë të tërë, kini kujdes sepse mund të tregojnë se është përfshirë në sfidën vdekjeprurëse. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment