Në këtë artikull do t'ju sjellim 2 imazhe që supozohet se shfaqin mbrojtëset e ekranit të iPhone 8. Ato janë publikuar nga një portal në Kinë dhe pretendohet se kompania prodhuese i ka bërë sepse di me siguri se cila do të jetë forma finale e ekranit të iPhone 8.
Nëse i shikojmë me kujdes, mund të kuptojmë që pjesa frontale e iPhone 8 do të jetë plotësisht e mbuluar nga ekrani dhe vetëm një seksion në pjesën e sipërme do të jetë ndryshe pasi aty do të vendoset dalja e telefonatës dhe fotokamera ballore.
Duke qënë se ekrani merr të gjithë anën e përparme, vihet re mungesa e butonit Home, ku sipas ekspertëve funksionet e tij do të kryhen mbi ekran ose mund të jetë i vendosur në pjesën e pasme. Këtë e konfirmon edhe video që shikoni në fund të artikullit.
Video e mëposhtme tregon për disa sekonda një SmartPhone që supozohet të jetë iPhone 8 por ekspertët mendojnë se ai është një produkt fallso ku gjithsesi duke kujtuar vitet e kaluara, kompanitë Kineze kanë arritur të parashikojnë gjithmonë iPhone. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm pasi do t'ju sjellim lajme të tjera në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment