Control Center i ri është shumë më i fuqishëm sepse na jep mundësinë të bëjmë gjithçka me një prekje të vetme dhe pa dalur nga aplikacioni që po përdorim. 3D Touch më në fund e gjen përdorimin e vërtetë në iPhone. Edhe lidhjet e shpejta me aplikacionet e ndryshme mund të përdoren direkt nga Control Center.

Në plan të parë kemi dy Widget katrorë, i pari përmban ikonat e shërbimeve kryesore ndërsa i dyti një mini-player muzikor. Siç mund ta shikoni, kemi një qasje të shpejtë vetëm me 4 butona: AirPlay, Cellular Data, WiFi dhe Bluetooth. Duke përdorur 3D Touch mund të zgjerojmë menunë edhe me dy butona të tjerë: AirDrop dhe Hotspot. Çdo buton ka një animacion të veçantë kur e prekim.


Duke vazhduar më poshtë do të gjeni butonin për të bllokuar rrotullimin e ekranit, Do not disturb, Screen Mirroring për të shfaqur ekranin e iPhone në një burim tjetër, si për shembull Apple TV. Keni edhe dy butona për të kontrolluar volumin e zërit dhe ndriçimin e ekranit.

Këta janë disa nga butonat bazë të Control Center, por gjëja më e bukur është se ne mund të shtojmë butona të tjerë sipas dëshirës. Të gjithë butonat që do të citojmë tani, janë të vegjël dhe katrorë.


- Si të personalizoni Control Center
Për ta personalizuar mjafton të shkoni tek Settings > Control Center ku do të gjeni dy seksione dhe nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të shtypni butoninn jeshil (+) për funksionin që dëshironi të shtoni. Pasi të keni shtypur butonin (+) mund të spostoni çdo widget në pozicionin që dëshironi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment