iOS 11 përmban shumë funksione të reja mjaft interesante, midis të cilave edhe një opsion që e lejon përdoruesin të zgjedhë të ç'instalojë automatikisht aplikacionet që nuk i ka përdorur për një kohë shumë të gjatë. Nëse shkoni tek Settings > iTunes & App Stores, do të shikoni një toggle të ri të quajtur Offload Unused Apps.



Nëse e aktivizoni këtë opsion, iOS do të fshijë automatikisht aplikacionet që nuk i përdorni, duke liruar kështu hapësirë për fotot, videot dhe dokumentat tuaj. Të dhënat e aplikacionit të ç'instaluar do të ruhen në pajisjen tuaj në rast se ju vendosni ta ri-instaloni atë më vonë. Sapo ta instaloni atë përsëri, të gjitha të dhënat do të kthehen pas. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment