Sot duam t'iu flasim për iMyFone TunesMate, një alternativë e iTunes për Windows. Nëse keni një kompjuter Mac, atëherë është shumë e thjeshtë, por nëse keni një PC atëherë gjërat ndryshojnë. iTunes, e dimë të gjithë, nuk është perfekt, ka shumë limitime për sa i përket transferimit të materialeve nga një pajisje në tjetrën. Apple është e vështirë që të ndryshojë politikat e saj shumë thjeshtë, ja pse na duhen programe si iMyFone TunesMate.

TunesMate është një alternativë e iTunes që ju ofron mundësinë të transferoni file në PC/iTunes pa asnjë lloj problemi. Mjafton të spostoni materialialet që dëshironi në dosjen local library.


Ofron dy mënyrë për të transferuar file nga PC në iTunes dhe anasjelltas. 

TunesMate ju ndihmon të transferoni Muzikë, Video, Foto dhe Aplikacione midis pajisjes tuaj dhe kompjuterit. Natyrisht këto materiale mund të transferohen në të dyja krahët, dmth nga kompjuteri në iPhone dhe nga iPhone në kompjuter. Por aplikacionet iOS nuk janë kompatibël me Windows, kështu që vetëm mund të ç'instalohen nga iPhone. TunesMate ju jep gjithashtu mundësinë të fshini më shumë aplikacione njëkohësisht.


Rikrijim i iTunes Library

Shpesh, kur ju fshini një material të caktuar nga njëra nga pajisjet tuaja dhe më pas bëni një sinkronizimi, ndodh që ky material të fshihet nga të gjitha pajisjet. Por, falë TunesMate, ju mund të tejkaloni sinkronizimin automatik të iTunes. Ju mund të kopjoni çdo file manualisht duke rikrijuar dosjen library të humbur.

Dërgoni Muzikë/Video direkt nga PC në iPhone

TunesMate ofron funksionin drag and drop. Kështu që nëse një mik i juaji ju ka sjellur një film apo disa këngë me një çelës usb, ju mund t'i kopjoni ato direkt në iPhone duke përdorur këtë funksion. Mjafton të hapni programi, të lidhni pajisjen tuaj, të gjeni seksionin e caktuar (Music/Videos) dhe të transferoni materialet që dëshironi.


Transferoni Muzikë/Video në iPhone nga Librari të ndryshme të  iTunes   

Gjithashtu, ju mund të mbani dy librari të ndara, një në kompjuter dhe një në iPhone. Ju nuk keni nevojë të bëni një sinkronizim nga kompjuteri juaj për të kopjuar këngët dhe videot. Nuk keni nevojë as të lidheni me të njëjtin Apple ID.


TunesMate ju lejon të bëni share Apple Music në iPhone të ndryshëm. TunesMate është i disponueshëm vetëm për Windows për momentin por së shpejti do të vijë edhe një version për Mac. Një liçencë 1 vjeçare e programit kushton $29.95, një liçencë bazë $39.95, ndërsa një liçencë familjare kushton $49.95. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment