Ka shumë programe që janë në gjëndje të rekuperojnë të dhënat nga një kompjuter, por çfarë ndodh nëse ne dëshirojmë të rekuperojmë disa materiale që kemi fshirë gabimisht nga një pajisje iOS? Ky është një proçes pak më i vështirë por që mund të bëhet më i thjeshtë falë iMyfone dhe programit më të ri iMyfone D-Back i cili do ju ndihmojë të rekuperoni të dhënat që dëshironi.

Ky është një program që arrin të rekuperojë të dhënat e fshira nga një iPhone, iPad apo pajisjet tjetër iOS. Mund të rekuperoni çdo material, foto, video dhe shumë materiale të tjera. Programi është me pagesë, por ju mund të testoni edhe një version trial, por nëse zhllokoni funksionet premium do të keni shumë avantazhe.

Nëse keni fshirë gabimisht një file të rëndësishëm, foto, video apo keni dëmtuar ndonjë material, iMyfone D-back recovery do ta kthejë atë pas. Gjëja më pozitive është se ky program është i disponueshëm për Mac dhe Windows. Mund të instalohet shumë thjeshtë dhe të përdoret me po aq thjeshtësi.

Guida e përdorimit

1. Hapni programin iMyfone D-Back.


2. Shtypni Start dhe zgjedhni llojin e file-it që dëshironi të rekuperoni (ju mund të zgjedhni nga kategori të ndryshme), dhe më pas shtypni butonin Next.


3. Zgjedhni mënyrën se si i keni humbur materialet dhe më pas shtypni Next.


4. Programi do të zgjedhë rrugën e mundshme nga mund t'i rekuperoni materialet.

5. Më pas ju duket të lidhni telefonin tuaj me kompjuterin, të zgjedhni një backup dhe të bëni login në iCloud.


6. Pas skanimit, do të prezantohen materialet që mund të rekuperohen.

7. Zgjedhni materialin që dëshironi dhe më pas shtypni Recover.


Nëse iPhone mbetet i bllokuar në logon e Apple ndërkohë që po bëni një përditësim të tij apo jailbreak, ky program do ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. 

Si ta zgjidhni këtë problem?

1. Hapni programin Myfone D-Back dhe zgjedhni opsionin Fix iOS System.


2. Tani lidheni iPhone me kompjuterin dhe shtypni butonin Start.


3. Programi do të njohë versionin e fundit iOS për pasjisjen tuaj, shtypni butonin Download.


4. Pasi të shkarkoni firmware, programi do të nisë riparimin e pasjes tuaj.


5. Pas disa minutash, iPhone do të bëjë një reboot dhe do të nisë të punojë.

Funksionet kryesore: 
  • Rekuperon materialet e fshira nga çdo pajisje iOS
  • Rekuperon materialet nga iTunes dhe iCloud
  • Rregullon iPhone nëse mbetet i bllokuar në logon e mollës
  • Zhbllokon iPhone nëse keni harruar password-in
  • Rekuperon të dhënat në kompjuterin tuaj me një prekje
  • Rekuperon thirrjet dhe mesazhet
  • Mund të rekuperoni edhe bisedat në WhatsApp, WeChat dhe Skype. 

iMyFone D-Back është i disponueshëm për Windows dhe Mac. Ju mund ta provoni atë falas për shtatë ditë. Më pas ju duhet të bleni një liçencë personale për $39.95, liçencë familjare për $49.95 ose një liçencë për biznes për $369.95. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment