iOS 11 pritet të sjellë për përdoruesit shumë funksione të reja por funksioni më interesant është zbuluar para pak ditësh nga një grup testuesish. Në programin Maps të iOS, tashmë përdoruesi do të ketë mundësi të eksplorojë një vëndndodhje nëpërmjet teknologjisë VR (Virtual Reality), Flyover dhe ARKit.
Kombinimi i këtyre teknologjive do ti japë mundësi përdoruesit të eksplorojë një vënd në hartë sikur të ishte me të vërtetë aty. Për më tepër, nëse përdoruesi do të ecë realisht në vëndin ku ndodhet, atëherë edhe programi Map do ta spostojë përdoruesin në hartën 3D. Kjo do të bëhet e mundur pikërisht nga teknologjia Flyover e cila krijon një pamje në 3 dimensione të imazheve të marra nga satelitët.
Nëse doni të testoni këtë program duhet të keni instaluar versionin beta të iOS 11, më pas të hapni programin Maps dhe të zgjidhni një vënd i cili ka funksionin Flyover. Më pas duke lëvizur fizikisht me iDevice do të vini re spostimin edhe në realitetin virtual të krijuar nga teknologjia VR bashkuar me funksionet e librarisë ARKit.
Ekspertët mendojnë se kjo teknologji në programin Maps do ta ndryshojë mënyrën klasike se si përdoren hartat satelitore, pra do të jetë një nga risitë më të mëdha të iOS 11. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment