Me rastin e 30 vjetorit të formatit .GIF, Facebook ka vendosur t'i integrojë ato brenda komenteve të rrjetit social. GIF kanë lindur më 15 qershor të 1987, nga programuesi Steve Whilhite i kompanisë CompuServe që shpiku formatin e veçantë të ngjeshur për ti dhënë mundësinë kompjuterit të kohës të shpërndajë foto duke kursyer memorie.

Sot “GIF” janë mjaft popullore, dhe një mjet komunikimi i bisedave dhe rrjeteve sociale që po i integrojnë gjithnjë e më shumë. Facebook në krye që ka zgjedhur të festojë këtë përvjetor duke bërë të mundur përdorimin e GIF për këdo në komentet e platformës.

 Kompania kujton popullaritetin e formatit në Messenger, ku janë futur që në 2015: në vitin e fundit në këtë format bisedde janë dërguar plot 13 miliardë GIF, pothuajse 25 mijë të tilla në minutë. Vitin e fundit numri i GIF të dërguar është trefishuar, bën të ditur Facebook. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment