Në konferencën e saj vjetore WWDC, Apple zbuloi dy tabletët e rinj iPad Pro. Modeli 12.9-inç është një përditësim i modelit origjinal iPad Pro nga viti 2015, ndërsa modeli tjetër më i vogël 10.5-inç është pasardhës i modelit 9.7-inç dhe vjen me një dizajn tërësisht të ri me skajet e holla, transmeton Koha.net.

Të dy modelet vijnë me procesorin më të ri të Applet, A10X, me gjashtë bërthama, grafikën me 12 bërthama, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 7 megapikselë, teknologjinë për karikim të shpejtë të baterisë, si dhe me 512 gigabajt memorie të brendshme.


Modeli 10.5-inç në version me 64 GB memorie të brendshme kushton 649 dollarë ose 770 dollarë për versionin celularë, ndërsa modeli 12.9-inç fillon me çmim prej 799 dollarë me Wi-Fi ose 929 dollarë me lidhjen celularë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment