Apple ka zbuluar versionin e ri iOS për iPhone, iPad dhe iPod touch. iOS 11 është prezantuar duke sjelluar disa risi që do t'i përmendim në këtë artikull. Risia e parë ka të bërë me aplikacionin e Mesazheve që tani ka pësuar një ridizenjim duke shfaqur në mënyrë më të thjeshtë aplikacionet dhe stickers. Vjen edhe sinkronizimi i mesazheve midis pajisjeve të lidhura me iMessage. Do të ketë edhe pagesa të sigurta me Apple Pay nëpërmjet iMessage.

Risia e dytë ka të bëjë me Siri që tani fiton një zë të ri më "njerëzor" dhe lejon përkthemin automatik të disa frazave në gjuhë të ndryshme. Siri do të ketë një ikonë të re dhe grafikë të re. Por risia më e rëndësishme ka të bëjë me machine learning të integruar pa patur nevojë t'i transmetojë të dhëna Apple-it.


Në aplikacionin e fotokamerës vjen HEVC për videt, HEIF për fotot dhe një ngjeshje 2X. Vjen edhe Quick Loop për Live Photos, funksioni Bouce dhe mundësia e realizimit të fotove me ekspozim të gjatë

Në iOS 11 gjejmë edhe disa ikona të reja, madje mund të flasim për një ridizenjim të vogël grafik. Hartat në iOS11 shtojnë funksion për të mos ju shqetësuar gjatë kohës që jeni duke ngarë makinën dhe nuk dëshironi të merrni asnjë lloj njoftimi.


Me iOS 11 vjen edhe një Control Center i ri me një faqe të vetme dhe më shumë kontrolle, midis të cilave edhe mundësinë për të aktivizuar dhe ç'aktivizuar internetin. App Store është ridizenjuar krejtësisht, për të qenë më intuitiv. Tani mund të lexoni kodet QR direkt nga aplikacioni i fotokamerës.

iOS 11 do të jetë i disponueshëm për të gjithë brenda këtij viti. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment