Telepaint është një lojë origjinale puzzle ku lojtari duhet të aktivizojë portalet për të dërguar kovat me bojë në destinacion, në disa nivele gjithmonë e më komplekse. Gameplay është shumë i thjeshtë, por do të bëhet më i vështirë nga niveli në nivel. Muzika është origjinale dhe i përshtatet mjaft mirë aksioneve të lojës.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Telepaint do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment