Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Beat Stomper.

Beat Stomper është një lojë ku duhet të reagojmë me ekranin duke spostuar një kuadrat gjithmonë e më lart. Duhet të zbresim gjithmonë sipër një platforme që do të jetë gjithmonë në lëvizje. Sa më shumë të kërcejmë aq më tepër lëvizja do të jetë e shpejtë dhe do të rritet vështirësia e lojës.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Beat Stomper do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment