Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Monster Pinball, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Monster Pinball është një lojë në të cilën do të luani lojën e famshme Amerikane, Pinball në një ambjent grafik të mbuluar nga krijesa të frikshme. Gjitashtu vështirësia e lojës është mjaft e lartë kështu që nëse jeni të apasionuar pas kësaj loje atëherë ja vlen ta provoni.


- Hearts Tournament, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hearts Tournament është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani lojën me letra që quhet pikërisht "Hearts". Mund të sfidoni miqtë tuaj online ose të luani me lojëtarë nga e gjithë bota ose të luani vetëm si profesionist në mënyrën e karrierës. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë.


Smart Pdf Scanner: Scan Documents, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Smart Pdf Scanner është një program profersional për skanimin e dokumentave edhe konvertimin e tyre në formatin PDF. Pasi ti keni skanuar ato mund ti dërgoni nëpërmjet email tek personat që dëshironi. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment