Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Spoiler Alert, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Spoiler Alert është një lojë me aventurë ku ju duhet të shpëtoni princeshën, e cila është rrëmbyer nga forcat e këqija. Gjatë rrugës drejt saj do t'ju duhet të eliminoni të gjithë krijesat që do të tentojnë të ndalojnë hapin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- DrumKick, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
DrumKick është një program i cili i dedikohet ju që jeni të apasionuar pas instrumentit të baterisë. Nëpërmjet tij do të mësoni bazat e këtij instrumenti, mund ti testoni mësimet direkt në simualtorin e baterisë që programi integron si dhe shumë funksione të tjera. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


AcePlayer Plus: The best video player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AcePlayer Plus është një program i dobishëm për të parë video në iDevice-in tuaj. Ai mund të shfaqë përmbatjen e shumë formateve, të cilat nuk mund të përpunohen nga video player-i aktual i iOS. Sot  mund ta shkarkoni falas këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment