Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Yuri, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Yuri është një lojë me aventurë ku duhet të ndihmoni personazhin e lojë, Yuri, të eksplorë botën ku ai jeton, duke evituar çdo pengesë dhe shmangur krijest e frikshme të asaj bote. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


- InFocus Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
InFocus është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni eventet ditore dhe të mbani shënime në mënyrë shumë të organizuar. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment