Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Dinosaur Safari 2 Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dinosaur Safari Pro është një lojë e cila ambjentohet grafikisht në epokën e pre historisë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni të gjitha kafshët e asaj epoke dhe karakteristikat e tyre. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Redline Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Redline Rush është një plojë mjaft e bukur e cila ka arritur mbi 1 milion shkarkime në App Store dhe sot mund ta shkarkoni falas. Në këtë lojë do të drejtoni makina super sportive në rrugët e qyteti dhe do të evitoni trafikun dhe policinë që ju ndjek nga pas. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Mechanical Box, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mechanical Box është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të zbuloni se çfarë fsheh brënda kutia mekanike e cila mbrohet nga një sistem siguri të pathyeshëm, deri tani. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment