Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Cut The Buttons, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të prisni kopsat e veshjeve. Cut The Buttons është një lojë mjaft relaksuese por që kërkon shpejtësi tek lëvizja e gishtave sepse duhet të përdorni një gërshërë sa më shpejt të mundeni për të preë sa më shumë kopsa dhe ato që duhen përndryshe nivele nuk do të mbarojë me sukses. Ja vlen ta provoni.


- Word Seek HD, nga 1.79€, falas /iPhone, iPad
Word Seek është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni fjalët që fshihen në kombinimin e shkronjave që do të gjeni në çdo nivel të lojës. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë. 




- Runtastic Push Ups PRO, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të stimuloni veten tuaj për të bërë disa ushtrime fizike për të mbajtur në formë muskujt e barkut. Programi do t'ju tregojë disa ushtrime duke ju ofruar një program të bazuar në ushtrimet që jepen nga palestrat profesionale botërore. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment