- Garfield's Escape, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të luani në rolin e maçokut Garfild i cili do ti duhet të kalojë pengesat që i kanë vendosur në shtëpinë ku ai jeton. Me kalimin e misioneve pengesat do të bëhen edhe më të vështira kështuqë do t'ju duhet të kini akoma më shumë kujdes. Ja vlen ta provoni!
- PepeLine, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PepeLine është një lojë me temë kuic ku ju duhet të ndërtoni vetën rrugën për ta zgjidhur atë. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik në 3D e cia do ta bëjë argëtimin akoma më të bukur. Ja vlen ta provoni.
- AirDisk Pro: Wireless Flash Drive, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AirDisk Pro është një program mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të shfrytëzoni memorien e iPhone-it ose iPad-it tuaj si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe ju mund të merrni ose të nisni file duke u lidhur me rrjetin WiFin në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.
- Windy: Sleep Relax Meditate, nga 1,99€, falas. /iPhone, iPad
Windy është një program i cili do të na ofrojë një mënyrë për tu relaksuar nëpërmjet dëgjimit të erës së rregjistruar me kualitet të lartë. Gjithashtu në sfond do t'ju shoqërojnë imazhe mjaft të bukura. Ja vlen ta merrni këtë program.
Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment