Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Cursed Ship Collector Edition, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të keni mundësi në luani në rolin e një detektivi ku duhet të zbuloni pse një nga anijet më të mëdha të kohës është subjekt i eventeve të çuditshme të cilat, sipas gojëdhënave, thuhet se vijnë nga një mallkim. Detyra juaj do të jetë të zbuloni këto sekrete dhe ti jepni fund mallkimit që e ka pushtuar atë.


Unword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Unword është një lojë mjaft e bukur ku ju mund të luani online me miqtë tuaj duke krijuar fjalë me shkronjat që do të shfaqen në ekran. Pra është një lojë me temë Puzzle dhe gjithashtu është një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Mystery of Fortune 2, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Mystery of Fortune 2 është një lojë mjaft e bukur me temë strategji ku ju do të krijoni ushtrinë  personale dhe më pas të luftoni kundra krijesave që kanë pushtuar botën. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment