Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Framed, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Framed është një lojë me temë kuic ku ju duhet të ndryshoni historinë e ngjarjeve për të patur një tjertër finale të historisë që duhet të luani në çdo nivel të lojës. Ja vlen ta merrni këtë lojë pasi është vlerësuar nga shumë ekspertë dhe fituese e disa çmimeve botërore.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



- Ice Age Hunter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ice Age Hunter Pro është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një gjahtari të kafshëve prehistorike. Loja është është ndërtuar mbi një ambjent grafik në 3D dhe ofron argëtim në kohën tuaj të lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment