Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:
- Supra RPG II, nga 0.89€, falas. /iPhone
Supra është një lojë e cila ambjentohet në një botë të pushtuar nga djajtë ku duhet ti mposhtni për tu bërë heroi i asaj bote. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni aftësitë e personazhit por kini kujdes sepse edhe armiku bëhet më i fortë.
- Midi Designer Limited 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Midi Designer është një program i cili sjell në iDevice disa lloje instrumentësh muzikorë në teknologjinë MIDI. Ky version përfshinë një pjesë të mirë të funksioneve që gjënden në versionin profesional. Ja vlen ta provoni.
- PhotoJus Smoke Fx, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
PhotoJus Smoke Fx është një program i cili do t'ju japë mundësinë ti shtoni fotove tuaja efektin e tymit. Vetëm me pak prekje në ekran, do të ndryshoni fotot duke i dhënë atyre një prekje grafike mjaft profesionale.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment