Adobe ka prezantuar një aplikacion të ri që quhet Adobe Scan dhe që është në gjëndje të skanojë dokumentat dhe të ktheje tekstet e shkruar në formatin dixhital në vetëm pak sekonda. Ndryshe nga shumë aplikacione të tjera të ngjashme, Adobe Scan është krejtësisht falas. Nuk ka limit për numër faqesh dhe është e studiuar për të kapur dokumenta me shumë faqe.
Si funksionon Adobe Scan? Është shumë e thjeshtë, mjafton të poziciononi telefonin sipër një dokumenti, që mund të jetë një shënim apo kartë vizitë, dhe aplikacioni do të njohë menjëherë këndet e tekstit. Kap dhe e pastron imazhin, e përmirëson, eliminon hijet dhe e kthen tekstin e shkruar në një format dixhital PDF.
Adobe Scan është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 10 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania
Si funksionon Adobe Scan? Është shumë e thjeshtë, mjafton të poziciononi telefonin sipër një dokumenti, që mund të jetë një shënim apo kartë vizitë, dhe aplikacioni do të njohë menjëherë këndet e tekstit. Kap dhe e pastron imazhin, e përmirëson, eliminon hijet dhe e kthen tekstin e shkruar në një format dixhital PDF.
0 komente:
Post a Comment