Kohët e fundit është folur shumë për Workflow, një aplikacion që është blerë nga Apple dhe që vazhdon të jetë e disponueshme falas në App Store. Workflow, për ata që nuk e njohin, është një aplikacion për iPhone dhe iPad që ofron disa mjete për të kryer disa aksione që nuk mund t'i kryejmë dot në iOS.

Falë këtij aplikacioni mund të kryeni veprime nga më të ndryshmet, që normalisht do t'i kryenit manualisht, por falë Workflow do të arrini rezultatin që kërkoni në mënyrë më të shpejtë. Mund të ktheni foto në gif, mund të shkarkoni video dhe file të ndryshëm, mund të krijoni dhe modifikoni pdf, etj...

Por për më tepër, ju ftojmë të qëndroni me ne, pasi do të krijojmë një rubrikë ku do të publikojmë nga një guidë interesante në javë, me veprimet më të rëndësishme që mund të kryeni me anë të aplikacionit Workflow. Na ndiqni në rubrikët tonë javore #GuidaWorkflow. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment