Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili ka të bëjë me një nga programet virus më të rrezikshëm që mund të ketë aktualisht në qarkullim. I pagëzuar nën emrin "WannaCry" ai i përket kategorisë "RansomWare", ose programe që shifrojnë çdo file me algoritme që vetëm krijuesi mund ti deshifrojë.
Çfarë duhet të dini
Nëse përdorni sistemin operativ Windows atëherë jeni shënjestër e lehtë, ndërsa nëse jeni përdorues të Mac OSX ose Linux, nuk do të keni asnjë problem. Pra ai godet sistemet operative Windows, sidomos versionet poshtë Windows 10. Duke u instaluar pa e kuptuar, ai do të shifrojë të gjitha filet personale që keni në PC dhe ju mund ti keni prap vetëm nëse paguani nërpërmjet BitCoin, në adresën e kërkuar. Ndryshe nga programet e kaluara, ky version do të dyfishojë çmimin nëse nuk paguani brënda afatit të caktuar. WannaCry është në gjëndje të instalohet në të gjithë rrjetin lokal ku ju ndodheni duke goditur çdo PC të lidhur në atë. Pra ai ka aftësi të vetë instalohet dhe të shpërndahet.
Si të mbroheni
Për tu mbrojtur nga ky virus, duhet të përditësoni sa më shpejtë versionin tuaj të Windows. Versioni 10 tashmë ka një përditësim i cili bllokon çdo mundësi të instalimit të virusit. Gjithashtu ekspertët këshillojnë të instaloni edhe një program Anti Malware si Malwarebytes. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment