Workflow është një aplikacion fantastik për iOS, falë të cilit mund të kryeni shumë veprime interesante. Aplikacioni është i bërë shumë mirë dhe mjafton të shtypni butonin "play" për të kryer një veprim të caktuar në mënyrë automatike. Kemi vendosur të krijojmë një rubrikë të re në iPhoneAlbania që quhet #GuidaWorkflow dhe do të publikojmë funksione të ndryshme të Workflow që mund t'i shkarkoni për të kryer veprime të caktuara.
Sot do ju shpjegojmë si të shkarkoni video nga Facebook direkt në iPhone. Sa herë ju ka qëlluar të shikoni një video në Facebook dhe të dëshironi ta shkarkoni atë dhe t'ia dërgoni miqve tuaj në WhatsApp? Falë Workflow mund të bëni diçka të tillë në vetëm pak sekonda.
Ajo çfarë ju nevojitet është: të keni instaluar aplikacionin Workflow që është i disponueshëm falas në App Store dhe të shkarkoni këtë Workflow (nga ky link) që të shtoni funksionin Facebook Video në aplikacionin Workflow, që ju ofron mundësinë të shkarkoni çdo video direkt në iPhone. Pra, mjafton të hapni këtë artikull në iPhone, të klikoni linkun e mësipërm për të shkarkua, dhe më pas të shtypni butonin "Get Workflow".
Tani mjfaton të hapni aplikacionin Facebook, të kopjoni linkun e videos që dëshironi të shkarkoni. Dilni nga aplikacioni Facebook dhe hapni aplikacionin Workflow, klikoni Facebook Video dhe më pas shtypni butonin "play". Prisni përfundimin e proçesit dhe më pas shtypni butonin "save video" për ta shpëtuar atë në iPhone.
Për çdo problem ose paqartësi ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë. Gjithashtu, ju ftojmë të na ndiqni për guidën e ardhshme Workflow. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment