Përdoruesit që kanë mbetur të zhgënjyer nga versioni i fundit i FIFA për iOS, do të jenë të lumtur të dinë se së shpejti do të jetë i disponueshëm në App Store "PES 2017", me qëllimin për të sjellur në iPhone një lojë futbolli të kompletuar.


PES 2017 për iOS do të jetë i disponueshëm brenda këtij muaji dhe do të përdorë një version të përshtatur të motorit grafik të shfrytëzuar në versionin për Play Station. Praktikisht, edhe në iPhone mund të luajmë sezone të tëra, të sfidojmë lojtarë online ose lokalisht, të stërvitemi etj.


Kjo mund të jetë loja më e mirë futboll e disponueshme në App Store. Na mbetet vetëm të kuptojmë se si Konami i ka integruar komandat e lojë, që është pjesa më e vështirë për lojëra të tilla. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment