Në këtë artikull do t'ju sjellim disa lajme mjaft interesante që por qarkullojnë në rrjet, në lidhje me iPhone-in e ardhshëm. Sipas disa ekspertëve, Apple do të integrojë në të gjitha iDevice-et e vitit 2017 teknologjinë Bluetooth 5.0 e cila i siguron përdoruesit funksione të reja dhe shpejtësi transferimi më të lartë.

Kjo teknologji do të lejoje lidhjen simultane të një ose më shumë përdoruesve në një iDevice. Pra nëse ju po shikoni një film ose po dëgjoni një pjesë muzikore, miqtë pranë jush mund të shfrytëzojnë teknologjinë Bluetooth, duke u lidhur me iDevice-in tuaj dhe të shikojnë filmin tuaj të preferuar në të njëjtën kohë me ju.

Tjetër element i cili do të integrohet në iPhone 8 dhe i cili vjen si pasojë e integrimit të Bluetooth 5.0, është teknologjia e karikimit të baterisë pa lidhje fizike ose wireless. Kompania e cila do të prodhojë këtë teknologji për iPhone është Broadcom e cila është tashmë një lider botëror në këtë sektor. Kujtomë që Samsung S8 është i pari SmartPhone në botë që integron zyrëtarisht këtë teknologji. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment