Thashetheme për iPhone 8 vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të detajuar dhe këtë herë ato fokusohen tek aftësia e tij për ti rrezistuar ujit dhe kualitetin audio të kufjeve. Aftësia për ti rrezistuar ujit do të jetë një funksion i cili është prezent tek versioni i fundit që gjëndet në treg, por ajo çfarë mendojnë ekspertët është aftësia për të qënë akoma më rrezisten ndaj ujit ku Apple do të përmirësojë ndjeshëm mbylljen hermetike të produktit.

Tjetër element për të cilët ekspertët mendojnë se do të ketë përmirësime është edhe kualiteti audio. Në kutinë e iPhone 8 do të gjënden edhe kufjet Airpod të cilat aktualisht kushtojnë afërsisht 150$ ndërsa kufjet që gjejmë në kutinë e iPhone 7 dhe 7 Plus, janë versioni me 29$. Nëse kështu do të jetë mendohet që kosto e iPhone 8 do të jetë me rreth 70-80 $ më i shtrenjtë por nga ana tjetër kualiteti muzikor do të jetë mjaft i lartë për të mos thënë, më i miri që mund të gjëndet në një SmartPhone.

Gjithsesi këto 2 elementë të iPhone 8 mbeten për tu konfirumuar dhe do të jetë vjeshta e  këtij viti që do të konfirmojë gjithçka. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e më tejshëm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment