Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here zërat rreth versionit të ardhshëm iOS janë me të vërtetë pak, për këtë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim akoma edhe pak javë përpara prezantimit zyrtar nga ana e Apple. Në faqen Reddit është publikuar një artikull me disa nga risitë e mundshme të iOS 11...
- Pagesa peer-to-peer nëpërmjet Apple Pay: me këtë funksion Apple do të ofrojë mundësinë e dërgimit të pagesave direkte nëpërmjet personave, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.
- FaceTime Audio në default: me iOS 11, Apple mund ta transformojë FaceTime Audio në metodën kryesore të telefonatave për përdoruesit iPhone. Praktikisht, kur bëjmë një telefonatë, iOS e transferon automatikisht në FaceTime Audio nëse dy përdoruesit kanë një iPhone dhe internet të disponueshëm.
- Mënyrë më të mirë të menaxhimit të funksionit me konsum të ulët: iOS është në gjëndje të kuptojë kontekstin e përdorimit dhe të aktivizojë funksionin për konsumimin më të ulët të baterisë në disa raste. Për shëmbull, nëse largoheni nga rrjeti Wi-Fi i shtëpisë tuaj dhe keni vetëm 20% bateri, iOS 11 do të aktivizojë automatikisht kursimin e baterisë, duke qenë se supozohet se ju nuk jeni pranë karikuesit të baterisë. Natyrisht, nëse në makinë keni një karikues situata ndryshon, por iOS mund të "mësojë" edhe këtë.
- Video chat në grup: iOS 11 mund të ofrojë edhe telefonatat në grup në FaceTime deri në 5 përdorues.
Por ju çfarë funksionesh do të dëshironit të kishit në iOS 11? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment