Google ka nisur të aktivizojë një funksion të ri në aplikacionin Maps, që i ofron mundësinë përdoruesve të modifikojnë rrugët në aplikacionin për iOS dhe Android. Pasi ka ndërprerë krejtësisht shërbimin Map Maker, Google ka vendosur të kënaq përdoruesit duke e integruar këtë funksion direkt në Google Maps.
Falë kësaj risie, përdoruesit mund të shtojnë dhe modifikojnë rrugët në aplikacionin e tyre, si në iOS ashtu edhe në Android. Në këtë mënyrë, mund të përditësohen hartat edhe për rrugët më të vogla që janë ndryshuar së fundmi.
Përdoruesi mund edhe të sinjalizojë probleme për zonat që Google duhet të përditësojë. Një herë që është kryer modifikimi, Google do të marrë një feedback dhe menjëherë do të kryejë një kontroll duke e përditësuar hartën. Kjo risi do të jetë aktive për të gjithë përdoruesit në ditët e ardhshme. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment