Apple ka prezantuar një kërkesë pranë Federal Communications Commission në Shtetet e Bashkuara për të nisur testet në rrjetin 5G që do të integrojë në modelet e ardhshme. Apple ka në plan të testojë rrjetin 5G me 28 dhe 39 gigahertz, duke përdorur teknologjinë e Rohde & Schwarz, A.H. Systems dhe Analog Devices.
Siç është konfirmuar edhe nga Business Insider, testimet do të bëhen në Yosemite Drive në Milpitas në Kaliforni, pranë kampusit të kompanisë. Apple parashikon se këto teste nuk do të zgjasin më shumë se 12 muaj, që do të thotë se kompania dëshiron të integrojë këtë teknologji në iPhone-in që do të prezantohet në 2018-n.
Operatorët mobile në Shtetet e Bashkuara parashikojnë të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit me rrjetin 5G brenda vitit 2020. Rrjeti 5G do të garantojë një shpejtësi më të lartë se ai LTE, më shumë se 1GB për sekond. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment