Apple është gati të sfidojë Amazon dhe Google me publikimin e një altoparlanti, bazuar në inteligjencën artificiale të asistentit virtual Siri. Lajmi bëhet i ditur nga Ming-Chi Kuo, analisti i Kgi Securities dhe ekspert i Apple, sipas të cilit pajisja mund të prezantohet në konferencën e zhvilluesve të Apple muajin e ardhshëm, dhe të jetë në shitje në gjysmën e dytë të vitit. 

Altoparlanti do të fokusohet në riprodhimin audia me cilësi dhe do të bazohet në një procesor të fuqishëm të personalizuar të Arm. Për pasojë ai do të pozicionet në nivelin e lartë të tregut, me një çmim më të shtrenjtë se Amazon Echo, që kushton 180 euro në versionin bazë dhe 60 euro në versionin më të vogël. 


Ashtu si Echo dhe Google Home altoparlanti i Apple, që ka emër të koduar “B238”, do të kontrollojë aparaturat teknologjike në shtëpi, që nga dritat,  kondicioneri etj. Gjitashtu do të prodhojë muzikë, do të japë informacion mbi motin dhe trafikun. Për analistin, Apple mund të shesë plot 12 milionë njësi në daljen e parë në shitje. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment