Rregullat e lojës janë shumë të thjeshta: prekni ekranin për të tkurrur objektin dhe largoni gishtin për ta liruar atë, sillni në shtëpi objektet mekanike. Loja është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Përfshin plot 100 nivele.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Zip-Zap do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment