Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Little Kitten - My Favorite Cat.

Littel Kitten sjell në iPhone një maçok të vogël që duhet ta rrisni ju. Mund ta përkëdhelni, t'i bëni një xhiro në avion, të luani me unaza, të kërceni mbi krevat ose të shfrytëzoni kreativitetin tuaj duke piktuar, por çdo gjë duhet ta bëni me macen tuaj.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Little Kitten - My Favorite Cat do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.3 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment