Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Eggggg.

Bëhet fjalë për një lojë mjaft të veçantë me një protagonist të vogël që mundohet t'ë arratiset nga kthetrat e tezes për të arritur në një festë ditëlindje. Për të kaluar pengesat e ndryshme do të shfrytëzoni armën sekret: të vjellat... :D

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Eggggg do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment