Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 3D Car Builder, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
3D Car Builder është një lojë ku ju mund të shprehni fantazinë tuaj përsa i përket makinave, duke ndërtuar model të cilat mund ti testoni në gara të ndryshme që loja ofron. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Basic Calc Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Basic Calc Pro është një program i dobishëm i cili sjell në iOS funksionin e makinës llogaritse, ndryshe nga ajo çfarë ofron iOS. Ai është mjaft inovativ përsa i përket dizajnit dhe integron disa funksione të dobishme për ju. Sot mund ta merrni falas.


8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment