Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- A-2481, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
A-2481 është një lojë me temë aventurë dhe horror ku ju do të luani në rolin e një gazetari i cili duhet të investigojë një bunker të ish Bashkimi Sovietik. Aty janë kryer eksperimente mjaft të fshehta dhe ju duhet ta vizitoni atë vënd për të zbuluar të vërtetën. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Caterzillar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Caterzillar është një lojë me aventurë ku ju do të zbuloni botën e Bob, por mbi të gjitha të mbijetoni. Gjatë rrugës do t'ju duhet të shmangni shumë pengesa të cilat janë aty për t'ju ndaluar. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Epica Pro, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft simpatik dhe i pasur me funksione për modifikimin e fotove tuaja. Mund t'i shtoni efekte të ndryshme fotove dhe më pas t'i ndani me miqtë tuaj.


- Table Top Racing Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Table Top Racing është një lojë në të cilën ju duhet të drejtoni makina ekstreme në gara vdekje prurëse.  Çdo makinë përmban një arsenal të vërtetë armësh të cilën mund ta shfrytëzoni në garën pa rregulla. Gjithashtu mund të sfidoni miqtë tuaj online.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment