Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Star Wars Pinball 5, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Star Wars Pinball 4 është një në të cilën mund të luani lojën klasike Pin Ball të ambjentuar në një ambjent të bazuar tek një nga filmat më të bukur fanta-shkencorë, Star Wars. Në qoftë se jeni të apasionuar pas kësaj loje ja vlen ta shkarkoni këtë version.


- iVoice Translate Instantly, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iVoice është një program që ju lejon të përktheni në kohë reale zërin e marrë nga mikrofoni i iDevice në gjuhët që dëshironi. Ai mund të përkthejë zërin e marrë nga mikrofoni në  38 gjuhë të ndryshme. Ja vlen ta merrni këtë program.


Week Calendar, nga 1.79€, falas. /iPhone
Week Calendar është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që rregjistroni çdo event të ditës. Në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive mund të shtoni event në kalendarin që programi ofron, ti modifikoni ato ose ti fshini. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Cardinal Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cardinal Land është një lojë në të cilën do të ndërtoni kafshët që duhet të shfaqen në imazhin përfundimtar, duke bashkuar të gjitha figurat e ngjyrosura, brënda 30 sekondave. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment