Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- First person tennis, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
First person tennis është një lojë ku ju do të luani me protagonistin e lojës, në turnetë më të mëdha në botë. Loja është një simulator i vërtet i këtij sporti dhe kualiteti grafik do ta bëjë atë akoma më argëtuese. Ja vlen ta merrni.


Gangster Granny 3, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të ndihmoni një gjyshe të eliminojë një bandë gangsterësh të cilët nuk e lënë të qetë. Granny është një gjyshe mjaft e keqe kur nuk e lënë të qetë në jetën e saj. Ajo di të përdorë një larmi armësh dhe ju duhet ta ndihmoni të gjej gangsterët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.




Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment