Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Soccer Physics, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Soccer Physics është një lojë ku ju do të luani futboll me miqtë që keni pranë, në një iDevice të vetëm. Loja është ndërtuar mbi një grafikë ku lojëtarët mund të kryejnë veprime të cilat kalojë ligjet e fizikës dhe kjo gjë do ta bëjë atë më argëtuese. Ja vlen merrni!


Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


TopScanner, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
TopScanner është një program i cili na jep mundësinë të skanojmë nëpërmjet fotokamerës së iDevice, dokumentat që keni nevojë të dërgoni me mail dhe jo vetëm. Ja vlen ta merrni këtë program nëse jeni transferoni shpesh dokumenta.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment